LUXURY

Conferences & Meetings

Organizoni ditëlindjet, koktejelet, retreatet korporative dhe punëtoritë me stil. E vendosur pranë atraksioneve kryesore që ofrojnë akses të lehtë, Xheko Imperial Luxury Hotel & Spa ofron hapësira të dizajnuara me kujdes, të përshtatura për të bashkuar elegancën dhe profesionalizmin.

Elite Royal Room

Elite Royal ofron një ambient elegant dhe ekskluziv për evente private dhe takime prestigjioze. Me detaje të rafinuara dhe rehati të jashtëzakonshme, është zgjedhja ideale për momente të paharrueshme.

Grand Imperial Room

Një hapësirë prej 260 m2 është përshtatur për konferencat e bizneseve me profil të lartë dhe seminareve bashkëpunuese. E ndarë në dy ambjente, Imperial Room 1 dhe Imperial Room 2, Grand Imperial Room frymëzon produktivitet ndërsa i bashkoheni ambienteve të brendshme të kuruara me kujdes. Çdo event i organizuar në Grand Imperial Room shkon përtej estetikës, pasi ekipi ynë profesional ofron shërbim të patëmetë që ta ktheni vizionin tuaj në realitet.

Gold Orchid Room

E vendosur në katin e 12-të të hotelit tonë, Gold Orchid Room qëndron krenare teksa ju mahnit me sharmin dhe pamjet panoramike. Një ambient magjik dhe i përsosur për një gala korporate të profilit të lartë ose për një koktej intim. Me detaje të përshtatura në përsosmëri pasi ne e kuptojmë rëndësinë e një mjedisi të favorshëm, Gold Orchid Room është zgjedhja përfundimtare për të gjithë individët dhe organizatat që kërkojnë të organizojnë eventet e tyre.

Imperial Room

Duke ofruar ambjentin e përsosur për banketet festive, takimet e korporatave apo çdo mbledhje intime, Imperial Room është krijuar për të lartësuar eventet tuaja. Me një sipërfaqe luksoze prej 60 m2, Imperial Room krenohet me pajisje audiovizive moderne për të organizuar prezantime, seminare dhe trajnime. Stafi ynë i përkushtuar sigurohet që asnjë detaj të mos anashkalohet.

Foyer Room

E vendosur në katin e parë, Foyer Room është një ambient ftues për çdo përvojë të paharrueshme. Sharmi dhe dekorimet unike inkurajojnë bashkëpunimin dhe frymëzimin. Pavarësisht nëse dëshironi të organizoni një mbrëmje intime ose të festoni një arritje në karrierë, nuk mund të gaboni kurrë me Foyer Room, pasi ajo ofron një mjedis të qetë dhe pa shpërqendrim. Ekipi ynë siguron një përvojë të krijuar në përsosmëri për ju dhe klientët tuaj.

Churchill Room

E vendosur në katin e 14-të, Salla Churchill ofron një përvojë ekskluzive darke për deri në 12 persona. Ideale për darka biznesi apo evente private, me shërbim të rafinuar dhe kuzhinë të shkëlqyer që lë mbresa të paharrueshme.

Tablo
;
Rezervo Tani
Call Now
WhatsApp