Spa & Wellness

Zhytuni në oazin tonë të mirëqenies për një pushim të merituar. Rivendosni ekuilibrin në mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj me masazhet tona klasike botërore, zhbllokoni potencialin shërues të trupit tuaj me masazhet aziatike, eksfolohuni dhe detoksifikohuni duke u zhytur në joshjen e Hamamit tonë.

Arratisuni nga jeta e përditshme duke u zhytur në pishinën tonë gjallëruese.

Trajtoni dikë të veçantë me dhuratën e të gjitha shërbimeve tona të shkëlqyera SPA dhe Wellness. Gift Cards janë të disponueshme dhe ideale për cdo ditëlindje dhe përvjetor.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Gift Card in Tirana Albania

Masazhe

Zbuloni nivele të reja të harmonisë së brendshme.

Masazhet tona, nga ato suedeze në Shiatsu, janë një përzierje mjeshtërore e teknikave antike dhe ekspertizës moderne. Duke mundësuar lehtësim të tensionit të muskujve deri në largimin e stresit, terapistët tanë ekspertë e përshtatin me kujdes masazhin për nevojat tuaja.

Zhytuni në një ambient luksi duke dëgjuar muzikë qetësuese, duke nuhatur aroma delikate dhe duke shijuar atmosferën e qetësisë.

Jepini përparësi mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj duke i dhuruar shërim dhe rikthim me fuqinë e prekjes. Mirëqenia juaj është pjesë e filozofisë sonë.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Classic World Massages in TIrana Albania

Hammam

Zhytuni në një përvojë të përshtatur për një pastrim dhe ushyerje të plotë të trupit. Që nga kohërat e lashta, Hamami është ambienti paqësor që ju lejon të rimbusheni, pasi ujërat termale dhe terapistët tanë ekspertë sigurohen që magjia të ndodhë.

Forconi sistemin tuaj imunitar, detoksifikohuni dhe hiqni papastërtitë në një seancë të vetme, ndërsa shijoni dekorin elegant që balancon traditën dhe luksin.
Dorëzohuni në joshjen e Hamamit ndërsa futeni në ndriçimin e butë të ambientit dhe lini pas botën e jashtme.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Hammam in Tirana Albania
Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Hammam in Tirana Albania

DhoMA E AVULLIT

Ndërsa hyni në dhomën e avullit, nxehtësia e ambientit dhe avulli qetësues ju mbështjellin, duke krijuar një mjedis që promovon një ndjenjë të thellë relaksi. Temperatura e lartë inkurajon trupin tuaj të çlirojë toksina duke nxitur qarkullimin dhe duke ofruar një mënyrë natyrale për t’u rinovuar.

Zhytuni në ambientin e qetë, duke lejuar që avulli të bëjë magjinë e tij në trupin dhe mendjen tuaj. Ndjeni se shqetësimet e ditës shkrihen ndërsa e shfrytëzoni këtë moment për t’u fokusuar në mirëqenien tuaj. Kjo përvojë nuk është vetëm një kënaqësi luksoze, por edhe një udhëtim drejt mirëqenies holistike, dhe është e mundësuar për këdo që po qëndron në hotelin tonë ose personat që duan të shijojnë të gjitha shërbimet e Spa-së.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Steam Room in Tirana Albania

Sauna

Sauna jonë e projektuar me përpikëri ju fton të futeni në një oaz rehatie, ku nxehtësia mbështjell shqisat tuaja, duke promovuar relaksim dhe një ndjenjë mirëqenieje. Ndërsa trupi juaj gradualisht ngrohet, stresi dhe tensionet zhduken, duke ju lënë me një ndjenjë të rinovuar vitaliteti.

Përqafoni këtë traditë të pastrimit dhe rigjallërimit, pasi përfitimet terapeutike të saunës shtrihen përtej asaj fizikes. Qarkullim i përmirësuar gjaku dhe frymëmarrje, detoksifikim dhe një ndjenjë e thellë relaksi janë vetëm disa nga shpërblimet. Ky shërbim është i mundësuar për këdo që po qëndron në hotelin tonë ose personat që duan të shijojnë të gjitha shërbimet e Spa-së.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Sauna Session in TIrana Albania

Palestër

Krijuar për të përmbushur nevojat e të apasionuarve pas fitnesit dhe atyre që duan të ruajnë një mënyrë jetesë të shëndetshme gjatë udhëtimit, të gjithë klientët tanë mund të shijojnë një zonë të dedikuar dhe të pajisur mjaft mirë për stërvitje. Nga makinat kardio te pajisjet e stërvitjes për forcë, palestra jonë mbulon një sërë lehtësish për të mbështetur qëllimet tuaja të shëndetit.

Fokusohuni në udhëtimin tuaj të fitnesit pa asnjë shpërqëndrim, pasi ne sigurohemi që të ofrojmë pastërti dhe higjienë të patëmetë.

Pas një masazhi intensiv, ju mund të bëni një zhytje në pishinën tonë ose të pushoni në zonën tonë të Spa dhe Wellness.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Gym Equipments in TIrana Albania
Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Gym Session in TIrana Albania

Sallon Bukurie

Pas një dite qetësuese në spa, dhomën e masazhit ose palestrën tonë, ju ftojmë të përfundoni transformimin tuaj me një pamje të freskët.

Ekipi ynë i përkushtuar i stilistëve sigurohet që flokët tuaj të trajtohen, të ushqehen, dhe të masazhohen për tu përgatitur për një ditë apo një natë romantike në restorantet tona.

Nga krehjet e thjeshta deri te stilimet për evente, udhëtimi juaj i transformimit duket i pafund, pasi do të përshëndeteni me ngrohtësi dhe do të kujdeseni profesionalisht.
Ndjehuni me vetëbesim pas një eksperience të pakrahasueshme me stilistët tanë të talentuar.

Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Beauty Salon in Tirana Albania
Xheko Imperial Luxury Hotel and Spa Beauty Salon in TIrana Albania