Evente & Takime

Organizoni ditëlindjet, koktejet, dhe seminaret tuaja me stil. Rrethuar nga atraksione kyçe që ofrojnë akses të shpejtë, Xheko Imperial Boutique Hotel & Spa ofron hapësira të dizenjuara me kujdes dhe të përshtatura për të ndërthurur elegancën dhe profesionalizmin.

Imperial Room

Duke ofruar ambjentin e përsosur për banketet festive, takimet e korporatave apo çdo mbledhje intime, Imperial Room është krijuar për të lartësuar eventet tuaja. Me një sipërfaqe luksoze prej 60 m2, Imperial Room krenohet me pajisje audiovizive moderne për të organizuar prezantime, seminare dhe trajnime. Stafi ynë i përkushtuar sigurohet që asnjë detaj të mos anashkalohet.

Grand Imperial Room

Një hapësirë prej 260 m2 është përshtatur për konferencat e bizneseve me profil të lartë dhe seminareve bashkëpunuese. E ndarë në dy ambjente, Imperial Room 1 dhe Imperial Room 2, Grand Imperial Room frymëzon produktivitet ndërsa i bashkoheni ambienteve të brendshme të kuruara me kujdes. Çdo event i organizuar në Grand Imperial Room shkon përtej estetikës, pasi ekipi ynë profesional ofron shërbim të patëmetë që ta ktheni vizionin tuaj në realitet.

Gold Orchid Room

E vendosur në katin e 12-të të hotelit tonë, Gold Orchid Room qëndron krenare teksa ju mahnit me sharmin dhe pamjet panoramike. Një ambient magjik dhe i përsosur për një gala korporate të profilit të lartë ose për një koktej intim. Me detaje të përshtatura në përsosmëri pasi ne e kuptojmë rëndësinë e një mjedisi të favorshëm, Gold Orchid Room është zgjedhja përfundimtare për të gjithë individët dhe organizatat që kërkojnë të organizojnë eventet e tyre.

Royal Room

Royal Room është një vend ekskluziv i vendosur në katin e 14-të, i posacëm për deri në 12 të ftuar. Një strehë për ambiente intime.

Pa asnjë detaj të anashkaluar, pasi ne besojmë në shërbimin e jashtëzakonshëm, eleganca dhe rafinimi i kësaj dhome mbretërore pret kujtime të paharrueshme për festimet tuaja ose darkat e rëndësishme të biznesit.

Kuzhinierët tanë sigurohen që ju të kënaqeni me ngjyrat vibrante të çdo pjate ndërsa shijoni aroma të pasura në një udhëtim kulinar të përshtatshëm si për një familje mbretërore. Siguroni rezervimin tuaj sot.

Foyer Room

E vendosur në katin e parë, Foyer Room është një ambient ftues për çdo përvojë të paharrueshme. Sharmi dhe dekorimet unike inkurajojnë bashkëpunimin dhe frymëzimin. Pavarësisht nëse dëshironi të organizoni një mbrëmje intime ose të festoni një arritje në karrierë, nuk mund të gaboni kurrë me Foyer Room, pasi ajo ofron një mjedis të qetë dhe pa shpërqendrim. Ekipi ynë siguron një përvojë të krijuar në përsosmëri për ju dhe klientët tuaj.

Book Your Event

ose na dërgoni email