Bare & Restorante

Krijoni kujtime të paharrueshme në baret tona elegante dhe restorantet e sofistikuara. Kur mbrëmja mbërrin, baret tona të koktejve gjallërohen ndërsa ju zhyteni në përzgjedhjen e pijes tuaj të preferuar të përshtatur për ju nga banakierët tanë ekspertë.
Festoni raste të veçanta me stil.

Lobby Bar

I vendosur në zemër të hotelit, Lobby bar ofron një ambient të qetë. Ideal për takime të rastësishme, pavarësisht nëse jeni mysafir, po udhëtoni për biznes apo nëse jeni një grup miqsh.

Ndërsa hyni në Lobby Bar, ju përshëndeteni ngrohtësisht dhe ju ofrohet një menu e kuruar me ëmbëlsira artizanale të përsosura për të shijuar çdo kafshatë dhe për të pirë disa freskuese, ndërkohë që dëgjoni muzikë qetësuese.
Ne besojmë se të gjithë meritojnë ta shijojnë këtë përvojë, rrethuar nga dekor modern dhe ndriçim delikat.

ROOFTOP BAR & RESTAURANT

Zhytuni në një simfoni magjepsëse shijesh dhe ambienti në Xheko Rooftop, ku Sushi Bar, Lounge dhe Restoranti ynë bashkohen në mënyrë harmonike për të ofruar një përvojë të paharrueshme kulinarike. Ne ju mirëpresim në ritmin e muzikës live të Martave, të Merkurave dhe të Shtunave, dhe ritmet e DJ-ve të Enjteve dhe të Premteve.

Sushi Bar – Ejani dhe shijoni kuzhinën autentike japoneze dhe sushit, duke filluar nga Classic California rolls deri tek sashimi. Shënoni kalendarët tuaj për ‘All You Can Eat’ të Mërkurave.

Lounge – Bashkohuni me ne në një atmosferë sofistikimi. Shijoni kokteje të punuara me mjeshtëri, verëra të shkëlqyera dhe një sërë pjatash. Lounge ynë është vendi perfekt për momente të paharrueshme.

Restoranti – Përtej sushit, restoranti ynë ofron një menu të larmishme që i përshtatet çdo shijeje. Nga gatimet tradicionale dhe kuzhina ndërkombëtare deri te ëmbëlsirat, përjetoni një udhëtim epikurian të vendosur në sfondin e pamjeve që të lë pa frymë. Sigurojmë momente të paharrueshme në një atmosferë ku shija dhe eleganca bashkohen.

Restorant Karlsberg

Restoranti Karlsberg është arratisja magjike që ju nevojitet në një natë të ftohtë dimri. Një ambjent i rrethuar nga dekori magjepsës dhe eleganca e përjetshme.

Ju ftojmë të shijoni një udhëtim kulinarie të kuruar nga kuzhinierët tanë të talentuar me prezantim artistik të pjatave sezonale dhe tradicionale.

Stafi ynë i vëmendshëm garanton që të ruani kujtimet e një darke romantike ose të ndonjë rasti tjetër të gëzueshëm me të dashurit tuaj. Ndihuni si në shtëpinë tuaj në ambientin tonë komod dhe shijoni ushqimet dhe aromat e pasur

Eden Garden Rooftop

Perla e fshehur në katin e 14-të mund të kthehet në ambientin tuaj të preferuar, pasi pamjet panoramike të Tiranës ju mbajnë të magjepsur.

I rrethuar nga gjelbërimi, pjesa e jashtme elegante dhe luksi i rafinuar, Eden Garden Rooftop mund të kthejë një mbrëmje kokteji, një festë intime ditëlindjeje ose një mbledhje korporative në gëzim dhe kujtim të paharrueshëm.

Gezoni për fillimet e reja ose arritjet në karrierën apo jetën tuaj personale, me kryeveprat tona të kuzhinës, nga pjatat kryesore deri te ëmbëlsirat e shijshme.

Rezervoni tryezën tuaj

ose na dërgoni email