Atraksione Turistike

Çdo cep zbulon histori të patreguara. Eksploroni rrugë dinamike të zbukuruara me art mural, duke pasqyruar shpirtin e qytetit. Zhytuni në jetën dhe tregjet e zhurmshme, ku ngjyrat, aromat dhe tingujt harmonizohen. Në Tiranë, do zbuloni një komunitet mikpritës dhe do krijoni kujtime të paharrueshme.

Bunk’Art 1 & 2

Dikur simbol i mbijetesës, Bunk’Art 1 dhe 2 janë dy muze të nëndheshëm që tregojnë historitë e trazuara të së kaluarës.
Shqipëria numëron mbi 170 mijë bunkerë të ndërtuar gjatë regjimit komunist për arsye politike dhe civile. Këta bunkerë të jashtëzakonshëm shpjegojnë udhëtimin drejt demokracisë ndërsa ecni nëpër korridoret ku dikur ecnin ushtarë.
Teksa shikoni fotografitë dhe audiot vizuale, do të mësoni se populli shqiptar ka kaluar nëpër beteja të mëdha dhe do të kuptoni se çfarë i bën ata njerëzit e fortë që janë sot.

Sheshi Skënderbej

I ndodhur në qendër të Tiranës, Sheshi Skënderbej është simboli i historisë së pasur dhe aspiratave moderne të Shqipërisë. Ky shesh ikonik ka marrë emrin nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë që tregoi trimërinë e tij kundër Perandorisë Osmane.
Sheshi ofron një shkrirje magjepsëse të historisë, artit dhe sharmit urban. Skulptura madhështore prej bronzi e Skënderbeut nderon figurën e tij dhe është e rrethuar nga shumë ndërtesa të njohura. Vitet e fundit sheshi Skënderbej është kthyer në një ambient të këndshëm për organizime dhe takime të shumta shoqërore. Të gjithë mund të zhyten në atmosferën e gjallë dhe të eksplorojnë kafene, restorante dhe dyqane. Pavarësisht nëse je adhurues i ushqimit apo ke një shpirt artistik, sheshi Skënderbej ofron gjithçka që ju nevojitet, duke filluar nga shijet tradicionale dhe ndërkombëtare të kuzhinës, deri te blerja e një libri në librarinë më të madhe te vendit.
Ju gjithashtu mund të shijoni Xhaminë Et’hem Beut, një shembull tipik i arkitekturës osmane, e cila qëndron krenare pranë skulpturës së Skënderbeut dhe Muzeut Historik Kombëtar. Ky i fundit promovon identitetin e Shqipërisë dhe edukon njerëzit për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Pazari i Ri

Një treg gjallërues që përputhet bukur mes arkitekturës tradicionale dhe përvojës moderne të blerjeve. Pazari i Ri shërben si një testament për traditat e qytetit, angazhimin e komunitetit dhe rritjen ekonomike. Ajo është e rrethuar nga ndërtesa të projektuara me ngjyra sixhade, dyqane të ndryshme suveniresh dhe ushqimesh, butikë, restorante dhe kafene. Pazari i Ri është vendi i duhur për çdo artdashës dhe ata që adhurojnë ushqimin, pasi të gjithë mund të shijojnë gatimet vendase dhe shfaqje live të realizuara nga talentë të ndryshëm shqiptar ose të huaj. Udhëtarët kuriozë mund të krijojnë kujtime të paharrueshme ndërsa eksplorojnë të gjitha qoshet dhe takojnë vendasit miqësorë.

Parku Rinia

Parku Rinia është një oaz urban i vendosur në zemër të Tiranës. Të gjithë të apasionuarit pas natyrës ose familjet që kërkojnë t’i shpëtojnë trafikut dhe zhurmës, mund të pushojnë në lëndinat e harlisura dhe të përqafojnë pamjet e gjelbërta. Projektuar me kujdes për t’iu përshtatur nevojave të prindërve në mënyrë që ata të mund të pushojnë ndërsa fëmijët e tyre kalojnë kohën në këndet e lojërave. Parku Rinia është shtëpia e disa eventeve në qiell të hapur, ekspozitave të artit dhe gjithashtu ka disa kafene dhe restorante të ndërtuara pikërisht në natyrën e qetë.
Parku Rinia ndodhet pranë Sheshit Skënderbej, Pedonales Murat Toptani, si dhe pranë Ish-Bllokut – duke e bërë atë një nga vendet më të vizituara në Tiranë.

Pedonalja Murat Toptani

Historia, kultura dhe moderniteti ndërthuren në zemër të Tiranës.
Me emrin e familjes së shquar Toptani, kjo pedonale mban të gjitha tregimet e së shkuarës. Ju mund të eksploroni arkitekturën unike osmane, shqiptare dhe italiane duke shijuar atmosferën e gjallë të artistëve vendas dhe të huaj.
Butiqe unike, dyqane suveniresh dhe mijëra opsione artizanale për të zgjedhur e për të përmbushur ëndrrën e çdo koleksionuesi.
Pedonalja Murat Toptani njihet edhe për gamën e kafeneve artizanale dhe restoranteve tradicionale, ku ju si adhurues të ushqimit mund të trajtoni veten dhe të përjetoni një përvojë të paharrueshme.

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë

I vendosur në zemër të Tiranës, pikërisht përballë statujës së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë është një testament ikonë i trashëgimisë së Shqipërisë. Gjëja e parë që do të vini re është mozaiku ‘Shqiperia’, një vepër arti që simbolizon skenat nga historia dhe folklori shqiptar. Ndërsa hyni në Muze, do të gjeni thesare arkeologjike dhe etnografike të ekspozuara kudo dhe të ndërthurura me kostume tradicionale, instrumente muzikore dhe shumë vepra artizanale që përfaqësojnë më së miri kulturën shqiptare. Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë mund t’ju mësojë shumë gjëra për Shqipërinë dhe t’ju ndihmojë të vlerësoni kulturën, traditën dhe historinë e saj ndër vite.

Rrethi Ish-Blloku

Pas disa transformimeve të jashtëzakonshme, Ish-Blloku, dikur i rezervuar vetëm për qeveritarët në kohën e komunizmit, tani është simboli i lirisë, rinisë dhe përparimit.
Mijëra turistë e vizitojnë çdo vit dhe është një nga vendet më të përshatshme për një udhëtim të paharrueshëm për ata që kërkojnë dyqane veshjesh në modë, suvenirë unikë, kuzhinë lokale dhe ndërkombëtare, vende vallëzimi ose një mbrëmje relaksuese për të konsumuar kokteje të freskëta.
Ish-Blloku është zona më e gjallë në Tiranë dhe ofron një peizazh unik urban, duke e bërë atë një vizitë ‘të detyrueshme’ për të gjithë ata që vijnë në këtë qytet.

Piramida

Piramida e Tiranës është një dëshmi e gjallë e zhvillimit të kryeqytetit. Dikur një muze, Piramida e Tiranës u ndërtua në vitin 1988 për të ekspozuar arritjet shqiptare. Përpara ndryshimeve të fundit, fasada e Piramidës kishte qindra ngjyra dhe piktura të krijuara nga artistë kalimtar, dhe gjithmonë tërhiqte vëmendjen e fotografëve, artistëve dhe entuziastëve të tjerë. Janë pikërisht eventet, koncertet dhe shfaqjet teatrale të organizuara gjatë gjithë vitit ato që e kanë bërë Piramidën një vizitë të domosdoshme. Tirana i mirëpret të gjithë për të vizituar Piramidën e rinovuar dhe historinë e saj magjepsëse.

Parku i Madh i Liqenit të Tiranës

Pemë të larta, gjelbërim dhe perëndim magjepsës. Parku i Madh i Liqenit të Tiranës është një vendstrehim për adhuruesit e natyrës. Nëse dëshironi të vraponi, të bëni joga, të kapni një muzg befasues ose të shijoni një filxhan kafe pas një shëtitjeje të qetë, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës është një mundësi e shkëlqyer për të shpëtuar nga zhurma e qytetit. Gjatë gjithë vitit, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës organizon koncerte, ekspozita arti dhe ngjarje nga talente vendase dhe ndërkombëtare. Çdo qytetar është i njohur me përkushtimin ndaj të gjitha praktikave drejt ruajtjes së bukurisë natyrore. Planifikoni një piknik me familjen tuaj, shijoni dhe shfrytëzoni fushat sportive si ajo e futbollit dhe basketbollit dhe shijoni ujërat e qeta që pasqyrojnë bukurinë përreth.

Mali i Dajtit & Teleferiku

Me një florë dhe faunë të larmishme, mali i Dajtit qëndron krenar pranë Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Gjithmonë një destinacion i preferuar për të apasionuarit pas natyrës dhe alpinistët, mali i Dajtit është një arratisje e shpejtë nga qyteti plot zhurmë që çdokush ka nevojë herë pas here. Edhe pse mund të ngjiteni me makinë deri në Parkun Kombëtar të Dajtit, një nga mënyrat më piktoreske dhe emocionuese për të arritur atje është teleferiku. Mund të shijoni pamje mahnitëse për gati 20 minuta ndërsa ngjiteni. Ky udhëtim do t’ju vjedhë zemrën ndërsa regjistroni qindra video dhe bëni disa fotografi të bukura të pamjeve panoramike. Pasi të keni arritur në Parkun Kombëtar të Dajtit, ju mund të shijoni një sërë aktivitetesh të ndryshme, si kalërim, shëtitje, piknik ose të shijoni ushqime tradicionale në restorant ndërsa merrni ajrin e pastër të vendit. Kjo është padyshim një nga arratisjet magjepsëse dhe më të mira që mund të planifikoni me miqtë dhe familjen tuaj në Tiranë.