Show

Historia e Xheko Imperial

Xheko Imperial ndërtuar në 2008 në zemër të Tiranës, i vendosur në mënyrë ideale ndërmjet Presidencës shqipëtare dhe Parkut Natyror të kryeqytetit, hoteli « Xheko Imperial » është një Butik Hotel. Historia e « Xheko Imperial » është fruti i punës shumëvjeçare të dy vëllezërve Agron e Albert XHEKO dhe kjo nuk është një rastësi… Secili prej tyre ka më shumë se 25 dhe 30 vjet eksperiencë në kuzhinë, dhe hoteleri. Në 1977 Agroni emërohet si kuzhinier në Hotel Dajti, dhe më 1983 ai bëhet Shef Kuzhine. Ai krijon pjata dhe menu për Ambasadorët, Kryetarë e Drejtues shtetesh, Trupa Diplomatike, artistë, biznesmen etj. Në 1989 ai dërgohet për specializim në Gjermani, ku mori disa tituj e medalje si kuzhinier internacional.

Xheko Imperial në 1993

xheko-imperial-history-0007

 

Në 1993, hapet Restorant dhe Piceri « Calrsberg », por ëndërrat dhe dëshirat e tyre shkojnë më larg… Në 1999 në vënd të Restorant « Carlsberg » ndërtohet Hotel « President » me 4 yje, i standarteve Evropiane.

Xheko Imperial në 2004

Në 2004 Agroni vendos që të rrisë kualitetin dhe gamën e hotelit dhe të vendoset në të njëjtin nivel, me hotelet më të mëdha e luksoze të botës, Ritz, George V, Crillon etj. Ai viziton një serie hotelesh luksoze, në Italie, Francë, Gjermani, Danemark, Angli, dhe Amerike. Ai studion kuzhinën e tyre, shërbimin, mobilimin e dhomave, artin dhe kulturën që transmetojnë ato.

Xheko Imperial në 2008

 

2008, një hoteli i ri ngrihet me sipërfaqe 10 herë më të madhe. Hotel « President » bëhet « Xheko Imperial ». Një hotel luksoz prej 48 dhomave, 2 restorante, verore dhe dimërore, një sallë konferencash me pamje panoramike mbi Tiranën. Bar e muzik hall, vende parkimi. Janë parashikuar të hapen së shpejti, salla gjimnastike, pishina, salla pritje etj. Kur Agronin e pyesin ku qëndron suksesi juaj ai thotë me thjeshtësi: “Ul kokën e shkoj në punë…” Duke ju mirëpritur në ambjietet tona, ju falënderojmë për visitën në faqen tonë të Internetit. Agron dhe Albert XHEKO

Faleminderit

Ju faleminderit për vizitën faqen tonë të internetit,ju mirëpresim në hotelin tonë. Agron dhe Albert